Secondary Adv

e-Albania jashtë funksionit për 4 ditë duke nisur nga 15 maji, njoftimi zyrtar

Portali që ofron shërbime për qytetarët, e-Albania do të jetë jashtë funksionit duke nisur nga 15 maji.

Në një njoftim për shtyp, portali sqaron se për 4 ditë me radhë, 15 maj, deri në 18 maj, do jetë jashtë funksionin, pasi do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.

 

Gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe bizneset nuk do të kenë akses në shërbimet online të portalit. Autoritetet bëjnë me dije se ndërhyrja synon përmirësimin e performancës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike elektronike.

 

Në përfundim të njoftimit, përdoruesit falënderohen për mirëkuptimin gjatë kohës së pezullimit të përkohshëm të platformës.

 

NJOFTIMI

Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online, portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.

Për këtë arsye, portali do të jetë përkohësisht jashtë funksionit në periudhën:

15 Maj, ora 22:00 – 18 Maj, ora 08:00

Gjatë kësaj kohe, aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

 

Burimi: Euronews


Më të lexuarat